Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar gol, në humbjen që ekipi i tij Rizespor e pësoi nga lideri Basaksehir, 1 me 2.
Mysafirët krijuan epërsinë prej 0-2 përmes Da Costas dhe Bajiqit, transmeton Koha.net.
Derisa golin e vetëm për vendasit e shënoi sulmuesi kosovar Vedat Muriqi në minutën e 79.
Ky ishte goli i tretë i Muriqit pas 12 xhirove në Superligën e Turqisë, derisa ka edhe dy asistime.
Çaykur Rizespor 1-2 Başakşehir, 78' Muriqi pic.twitter.com/QwJKtekzm2
— Goal Radar (@goalradar) November 10, 2018