Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Zbulimi i gjinisë së foshnjës përmes ngjyrave të balonave

Periudha e shtatzënisë është një nga momentet më të bukura për çiftin, e bashkë me të edhe të kuptuarit për gjininë e foshnjës.

Kurioziteti për të mësuar se cila është gjinia e bebes që do të vijë në jetë, tanimë ka ndryshuar.

Jo të gjithë duan të kuptojnë gjininë derisa mjeku e zbulon atë në ultrazë, raporton KOHA.

Gjinekologu, Memli Morina, thotë se gjatë vizitave të pacientëve të tij asnjëherë u nuk flet për gjininë e fëmijës.

Ai thotë se ua lë në dorë prindërve nëse duan ta mësojnë gjininë.

Sipas gjinekologut, pacientët që vijnë në klinikën e tij zakonisht nuk e kanë interes primar të mësojnë gjininë.

E janë të shpeshta rastet kur gjinekologët gjininë e foshnjës ua kumtojnë organizatorëve të festave, të cilët më pas përgatisin atë që është trendi së fundmi.

Edhe Menopauza te gratë, qytetarëve u përgjigjet gjinekologu Memli Morina SOT Menopauza te gratë, qytetarëve u përgjigjet gjinekologu Memli Morina

Surpriza me balona është ajo që po pëlqehet shumë nga kosovarët.

Madje, surprizat me balona kanë qenë të shumta, e ndonjëherë edhe më ndryshe se zakonisht.

E përveç mësimit të gjinisë përmes ngjyrave të balonave, një tjetër mënyrë që po praktikohet është ajo me ëmbëlsirë.