Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja ankohet se burri ia ndërroi fëmijës emrin pa dijeninë e saj

Një grua tha se është gati t'i japë martesës pasi bashkëshorti i saj ia ka ndryshuar emrin fëmijës së tyre pa dijeninë e saj.

Mirror ka shkruar se çifti britanik ishte dakorduar që vajza të quhej “Emmeline”, por kur gruaja u vendos në shtëpi pas lindjes, e kuptoi se vajza e tyre quhej “Georgina”.

Gruaja që s'u identifikua tha se ishte tmerruar kur pa në kartën zyrtare të identitetit që emri i foshnjës s'ishte si donte ajo.

“Burri im nuk kishte thënë se i pëlqente emri Georgina, ai ishte më tepër për Emmeline. Jam e gatshme ta lë atë”, ka thënë gruaja e nervozuar.