Parkingu i Qendrës Tregtare “Albi mall” është vërshuar nga veturat dhe qytetarët, pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e Qendrave Tregtare.
Për më shumë se dy muaj, ato kanë qëndruar të mbyllura si pasojë e pandemisë COVID-19, raporton KOHA.
Por, rënia e numrit të rasteve më këtë virus ditët e fundit ka bërë që Kosova t’i kthehet normalitetit.
Në hyrje të kësaj qendre të gjithë vizitorëve u matej temperatura dhe kërkohej dezinfektim duarsh.
Madje, për ta vizituar këtë qendër qytetarët duhet të kenë me vete edhe maskë.
E qytetarët tregojnë për blerjet që bënë e për të cilat kishin mungesë.
Shabi Ramadani, përfaqësues i Albi Mall, thotë se paraprakisht është bërë dezinfektimi i të gjitha hapësirave.
Sipas tij, qytetarët duhet të ndihen të sigurt dhe se nuk ka nevojë për panik
Ai thotë se gastronomisë i është kushtuar kujdes i veçantë dhe siç thotë ai, janë bërë disa ndryshime në këtë pjesë.
Qendrat tregtare janë të fundit që janë hapur nga bizneset.
Të mbyllura në këto qendra, por edhe në vende të tjera, vazhdojnë të jenë kinematë dhe teatrot.