SOT

Vazhdimësia e mullirit mbi 200-vjeçar në Strellc të Epërm

Uji, burimin e ka lart në Bjeshkët e Deçanit. Hysni Hajrizaj, që është edhe
pronar i një restoranti afër, po e vazhdon traditën familjare të mullirit në Strellc të Epërm. Si në shumicën e mullinjve edhe në këtë vend, rrjedha e ujit ndahet në dy pjesë, raporton KOHA.

Ka mbi 200 vjet që familja Hajrizaj po e vazhdon traditën e bluarjes së misrit në këtë vend. Ata që vijnë për të bluar janë të shumtë.

Hajrizaj e ka rinovuar këtë mulli për ta bërë edhe më të përshtatshëm.

Puna në mulli, siç tregon ai, kërkon angazhim dhe vëmendje të madhe.

Kapaciteti, nëse puna është konstante nga mëngjesi në mbrëmje, është rreth 1.000 kilogramë. Ndërkohë, sipas Hysni Hajrizajt, ka fitime mirëpo më së shumti e mban këtë mulli për ta vazhduar traditën e familjes së tij.