“Shadow and bone”, “Ruin and rising”, “Siege and storm’, “We were liars” e “Shatter me” janë vetëm disa nga librat e shitur në stinën e verës, përmes videove në rrjetin social “Tik Tok”.
Iliriana Hasaj, koordinatore në librarinë “Dukagjini” tregon se ky ndikim është vërejtur qysh në fillim të verës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë e shpeshtë kërkesa e një libri që tregohet haptas se është gjetur në “book tok” e që shumë prej tyre janë të përkthyer edhe në gjuhën shqipe e gjenden edhe si filma.
Por kur rrugët vishen me gjethe, e temperaturat bien thuhet se është koha e duhur për të lexuar një novelë të gjatë, një roman me histori dashurie, mister apo biografi.
Megjithatë edhe këtë vjeshtë në shitje vazhdojnë të kryesojnë librat shkollorë e për fëmijë.
Elif Shafak, Milan Kundera, Matt Burgess e Collen Hoover janë autorët e disa nga botimeve që Ilirana propozon se duhet pasur në bibliotekë në këtë fundvit.
Por cilët janë titujt?
10 minutat e 38 sekondat e fundit të jetës së Leilës që e dërgojnë atë në fëmijëri, në një provincë me ambient ndrydhës e ku shfaqet jeta e Stambollit modern, si dhe rrëfimet e miqve të saj mund t’i lexoni në romanin e Elif Shafak.
Sipas Ilirianës, “Mbaron me ne” është romani tjetër realist dhe shumë i guximshëm që ngërthen në vete më shumë sesa një histori dashurie.
Pavarësisht botimeve e historive të reja, janë disa libra që po vazhdojnë t’u mbijetojnë kohërave. Të tillë janë: “Gjuetari i balonave”, “Një mijë diej vezullues”, “Alkimisti” “Sekreti” e shumë të tjerë.