Gjatë verës zakonisht preferohen librat më të lehtë, histori më të thjeshta e ngjarje që të japin kënaqësi kur i lexon, thotë punonjësja e librarisë “Dukagjini”, Doruntina Drenovci. Mirëpo, adoleshentët janë ata të cilët pa marrë parasysh sezonin preferojnë rrëfimet e mbushura me elementin e fantastikes. Kësisoj, edhe kësaj vere trilogjia “Shadow and bone” ka qenë më e kërkuara.
Romanca është një zhanër tjetër i pëlqyeshëm nga lexuesit. Më i kërkuari nga ky zhanër gjatë këtyre muajve ka qenë “Shumë dashuri për asgjë”. Edhe pse i takon këtij zhanri, dashuria në këtë libër paraqitet nga një këndvështrim tjetër nga ajo çfarë zakonisht haset në libra të tillë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInteligjenca artificiale po e zgjon vëmendjen e çdonjërit prej nesh, pavarësisht profesionit. E edhe një libër me këtë temë është kërkuar shpesh gjatë kësaj vere në librarinë “Dukagjini”.
Përshkrimin në detaje të Stambollit, e tërë ngjarjen që zhvillohet për 10 minuta e 38 sekonda, Elif Shafak e solli këtë verë në librin me titull “10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme”, i cili menjëherë u bë bestseller në shumë vende të botës dhe është mjaft i kërkuar edhe në vendin tonë.