SOT

Rrushi, fruta vjeshtore e preferuar e kosovarëve

Mund të gjendet kudo nëpër tregjet e Prishtinës.

Fjala është për rrushin si ndër frutat që rangohen në mes frutash vjeshtore.

Lloje të ndryshme të tij e të kultivuar në vend, shiten në tregun e Ulpianës në Prishtinë.

Rrushi i Rahovecit, vazhdon të mbetet dominues në preferencat e qytetarëve në vend.

Vetitë shëruese të rrushit janë të shumta.

Shumë studime rrushin e nxjerrin si ushqim ideal për personat që vuajnë nga problemet me tretjen e ushqimit, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet e sëmundje të tjera.

Për të mirat shëndetësore e konsumojnë edhe qytetarët.

Tregtarët në tregun e Ulpianës, thonë që rrushi i Rahovecit mbetet më i kërkuari, teksa edhe çmimin e konsiderojnë të arsyeshëm.

Rrushi përdoret edhe për prodhimin e verës e lëngjeve të ndryshme, teksa cilësohet ideal edhe për dieta.