Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Rrëfimi i familjes Namani që shtëpinë e shndërroi në shkollë

Rrethanat politike ndonëse të vështira nuk u bënë pengesë për intelektualët e për ata që synonin “luftën me laps”.

Kështu, vitet ‘90 Kosovën e gjetën me shkolla të improvizuara nga shtëpitë.

Në Prishtinë ishin rreth 20 familje të tilla që dhomat e shtëpive të tyre i shndërruan në klasa.

Ndërsa sot 83-vjeçari rrëfen përjetimet e tij dhe të familjes, që nga momenti kur vendosën të kontribuonin në këtë mënyrë për Kosovën.

Namani ishte mësues i shkencave, biologji e kimi, mirëpo ai ishte i angazhuar edhe në lëvizje e organizata që përcillnin sistemin e arsimit ndër vite.

Edhe Shtëpitë-shkolla si një histori suksesi Shtojca për Kulturë Shtëpitë-shkolla si një histori suksesi

Studentët e Fakultetit Filologjik të asaj kohe, sipas Namanit, kishin vullnet të madh për të studiuar, andaj shtëpitë shkolla ishin të rëndësishme.

Shërbimi përmes aktiviteteve të kësaj familjeje ishte nga vullneti e dëshira për të kontribuar në vend, mirëpo 83-vjeçari thotë se ky mund nuk po shpërblehet aq sa duhet.

Krah i djathtë i ish-mësuesit është bashkëshortja e tij Ajshe Caka- Namani.

Ajo kujton kohën kur vetë ishte e re e bashkë me familjen ushqenin një dashuri atdhetare.

Zhvillimi i arsimit asokohe kishte sfidat e veta, marrë parasysh rrethanat e atëhershme.

“I fshihnim këpucët e studentëve”, thotë 77- vjeçarja gjatë rrëfimit të saj për atë periudhë, duke numëruar edhe të tjera vështirësi.

Edhe Rrëfimi për shtëpitë shkolla vjen në libër nga Fadil Aliu SOT Rrëfimi për shtëpitë shkolla vjen në libër nga Fadil Aliu

Përvoja disavjeçare qoftë si infermiere, qoftë si aktiviste në arsim e sjell edhe një mesazh për të rinjtë e sotëm.

Për nder të kontributit të familjes Namani, në murin e shtëpisë është e vendosur një pllakë që rikujton punën e pandërprerë gjatë shumë viteve në sistemin arsimor.