Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Rrëfim për emrin dhe historinë e fshatit Shalë

Natyra e fshatit Shalë është harmonizuar mirë me ngjyrat e vjeshtës. Madje, me karakteristikat e kësaj stine janë të ngjashme edhe historitë e këtij vendi. Herë erë, herë diell.

Është vetëm njëri nga shumë fshatrat e Kosovës që daton shumë moti dhe në supet e tij mban histori e periudha të ndryshme. Të gjitha ato përmblidhen në vendet e veçanta të Shalës.

Të dashura për banorët e etur për dituri, disa nga librat e kësaj biblioteke u fshehën dikur në tokën e këtij fshati. Kjo me qëllim që këto libra t’i numërojnë vitet që i numërojnë tash.

Disa vjet pas periudhës fatkeqe që solli lëndime edhe në këto libra, biblioteka është funksionale. Aty pos librave të vjetër, ka edhe shumë tituj të ri, e që janë nën shërbimin e nxënësve e banorëve.

Bashkë me bibliotekën, edhe shkolla e fshatit Shalë ka një histori që mban më vete gjurmë nga e vjetra. E gjitha kjo histori është shprehur përmes ngjyrave, në një vizatim në murin e kësaj shkolle.

Ai nën mallëngjimin e fatit të tij, që të jetë edhe nxënës, por edhe mësimdhënës e drejtor në shkollën e fshatit ku jeton, tregon dallimet.

Por për mësimdhënësin që mbiemër ka emrin e fshatit, Shala ka shumë për të dhënë nga historia e saj.

Edhe Selaca, fshati me bukuri të rrallë që po braktiset nga banorët SOT Selaca, fshati me bukuri të rrallë që po braktiset nga banorët

Ka edhe prej banorëve që kthehen nga vendet e Evropës shpesh për ta vizituar fshatin të cilin e konsiderojnë historik, e në të cilin kanë përjetuar shumë nga periudhat e ndryshme historike. I tillë është edhe Burim Drenic,a i cili pjesën më të madhe të kohës e kalon në Itali, por më të mirën në Shalë.

E veçanta e këtij fshati qëndron në vende të ndryshme dhe historitë e tyre, të cilat të përbashkët e kanë emrin Shalë, i cili ka mbetur nga një karakteristikë interesante që është fisi.

Vendet historike dhe karakteristike të Shalës, si guri i shpuar, sheshi Rambuje, disa mullinj e kroje, shumë objekte dhe shtëpi të vjetra, janë ato që e plotësojnë bukurinë e këtij vendi, që për banorët është historik.