Qendra Burimore “Xheladin Deda” në Pejë është e vetmja shkollë në Kosovë e dedikuar për mësimin e personave të verbër dhe me dëmtime në të parë.
Ndër të tjera, këtu mësohet alfabeti braj, që shkruhet përmes këtyre makinave të shtypit dhe që lexohet përmes prekjes me gishtërinj.
Nxënësit e kësaj shkolle gjatë kohës së pandemisë janë ndihmuar nga familjarët e tyre në procesin e mësimit të shkronjave. Por, më i lehtë është mësimi qysh ka ndodhur hapja e shkollave, transmeton Koha.
Duke qenë i vetmi vend me mësim të specializuar për personat me dëmtime të mëdha në shikim dhe të verbër, ka nxënës nga e gjithë Kosova që vinë shpesh këtu dhe kalojnë ditë në konvikt me prindërit e tyre.
Në qendër burimore bëhet punë për testet shkollore, të cilat përshtaten për personat e verbër. Këtë punë të rëndësishme e bën Gani Gashi, që është mësimdhënës në shkollë e që është po ashtu pjesë e komunitetit të të verbërve.
Ai e shkruan edhe një përshëndetje për shikuesit e emisionit “SOT”.
Sipas tij, prania e teksteve shkollore, që ende mungojnë për nxënësit e shkollës së mesme këtu është ndihmë e madhe në mësimin e tyre.
Drejtori i shkollës nga ana tjetër, tregon se stafi përveç shkollimit i ndihmon fëmijët me dëmtime në të parë edhe me integrim në shkollat e tjera.
Ai bën apel për përfshirje më të madhe të fëmijëve të verbër në arsim.
Sipas tij, për këtë përfshirje duhet të angazhohen prindërit për t’i drejtuar fëmijët e tyre në institucionet ku ata duhet të arsimohen apo për të marrë ndihmë falas për fëmijët me shkallë të ndryshme të dëmtimeve në të parë.
-
Një adresë e veçantë për fëmijët e verbër
-
Gjuha e shenjave për integrimin në shoqëri
-
Ambasada e Japonisë ndihmon shkollën e të verbërve në Pejë
-
Tri ministri s’e kryejnë obligimin ligjor ndaj nxënësve të shkollës së të verbërve
-
Shoqata e të verbërve ankohet për moszbatimin e ligjit për punësimin e tyre