Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

“Qeni që nuk dinte të lehë” mblodhi rreth 300 fëmijë në vikend

Duke vrapuar e me buzëqeshje në fytyrë hyjnë brenda teatrit Dodona fëmijët që erdhën të shohin shfaqjen e kësaj jave.

E prindërit janë ata që përkujdesen për biletat, të cilat mund të rezervohen edhe online.

“Qeni që nuk dinte të lehë” i shkruar nga Xhani Rodari e me regji nga Melihate Qena ishte shfaqja e orës 12 dhe 13.

Shumica e fëmijëve pohojnë të kenë parë edhe shfaqje të tjera në këtë teatër.

Kukulla “Eli” ishte më e përmendura nga ta.

Edhe “Zjarri” bashkon fëmijët në “Dodonë” EXPRESS “Zjarri” bashkon fëmijët në “Dodonë”

Nga mosha 3-vjeçare e tutje mbushet salla për “Qenin që nuk dinte të lehë”.

Prindërit thonë se mundohen të paktën një herë në muaj t’i sjellin ata në teatrin e kukullave.

Muajt e fundit, Valdet Rama nga teatri thotë se është shtuar numri i vizitorëve të vegjël kjo si pasojë e grevës se fundit në shkolla.

Andaj edhe numri i shfaqjeve dhe orareve ka ndryshuar.

Pëshpërimat, të qeshurat e pyetjet kurioze janë ato që e karakterizuan këtë shfaqje.

Edhe “Zjarri” bashkon fëmijët në “Dodonë” Kulturë “Zjarri” bashkon fëmijët në “Dodonë”

Rama thotë se mundohen që brenda muajit të mos ketë përsëritje të shfaqjeve.

Rreth 140 ulëse gjenden në këtë sallë. E ky nuk është vikendi i vetëm që mbushi dy salla plotë.