Të gjithë e thërrasin "picasso" e edhe emrin e ateliesë ku punon e pikturon Beg Korpuzi në Lipjan e emërtoi me emrin e piktorit të njohur spanjoll.
“Mua më njohin si “Picasso” për arsyen se Picasso e ka një stil të veçantë të pikturimit, ka stil kubist, i cili është i njohur me atë. Ne për të qenë shumë më afër artdashësve ne njihemi si Picasso”, tha Korpuzi.
Që në moshë të re ai e vërejti dashurinë që e ka për pikturën, dhe artet e bukura në përgjithësi.
Korpuzi studioi në Fakultetin e Arteve të bukura.
“Shkollën e mesme e kam kryer në Lipjan, pastaj kam regjistruar Fakultetin e Arteve, por meqë kisha dëshirë të madhe e kam filluar rrugën e artit”, tha Korpuzi.
Edhe
Piktorja që synon ta ekspozojë traditën shqiptare në galeritë e Evropës
Për dallim nga piktori i famshëm botëror, ky nga Kosova shquhet për pikturat me motive e figura kombëtare, të cilat mbizotërojnë në atelie.
Kjo për arsyen e lidhjes së tij të ngushtë me fshatin Shalë, dhe të gjitha sfidat që ky vend ka kaluar në kohën e luftës.
“Më tepër u kam kushtuar rëndësi figurave kombëtare, meqë jemi pjesë e fshatit Shalë, ne kemi pasur një të kaluar të lavdishme”, deklaroi Korpuzi.
Të shpeshta janë rastet kur pikturat me motive kombëtare i kërkojnë mërgimtarët, që ta kenë një kujtim nga vendlindja.
Mes veprash të tjera, edhe portretet janë ato të cilat ai i shet.
“Kërkesat më të shumta janë familjare, portretet e ndryshme familjare, kur bashkatdhetarët vijnë për pushime dhe i porosisin ato”, tha ai.
Duke qenë pjesë e grupit të artistëve të Lipjanit, si ëndërr e ka një galeri ku do të mund të ekspozoheshin veprat e tij dhe të të gjithë artistëve.
Edhe
Pelegrinazhi i Picassos: Gjurmëve të artistit të madh
“Planet e mia personale janë me e pasë një galeri të arteve në Lipjan. Komunës së Lipjanit i mungon një galeri ku ekspozohen punimet, jo vetëm të miat, por të të gjithë artistëve të Lipjanit”, shtoi Korpuzi.
Mbi 30 vjet të jetës së tij i ka kaluar duke pikturuar, dhe thotë se e sheh veten duke e bërë të njëjtën edhe më tutje.