Portretizimin e një shqiptari e ka kalitur në detajet e kësaj skulpture.
Historikisht, timonin e popullit të tij e ka drejtuar dikush tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortreti i Pikasos ka qenë inspirim për të nxjerrë një sërë veprash në miniaturë në kohë karantine.
“Çdo fëmijë është artist”, thënia e piktorit të famshëm e frymëzoi nisjen e kësaj serie artistike.
Synimi parësor i tij është të krijojë ndjesinë e një teatri brenda veprave.
Adem Rusinovci numëron rreth dhjetë ekspozita personale, ndër to edhe një në Muzeun e Arteve Bashkëkohore në Shkup, duke qenë i vetmi prej artistëve kosovarë që ka ekspozuar atje.
“Kontakt” është emërtimi që i ka vënë për një lidhje me publikun.
Figura sarkastike që zë vend në veprat e tij, takojnë në një vend realen dhe abstrakten.
Tranzicioni e kaosi urbanistik janë tema që mbizotërojnë në artin e Rusinovcit.
Nuk mungojnë as elementet e etnosit.
Duke qenë artist multimedial, temave ua ka përshtatur mediumin. Adem Rusinovci thotë se ideja është më me rëndësi sesa materializmi i idesë.
Adem Rusinovci për shtatë vjet ka ushtruar mandatin e dekanit në Fakultetin e Arteve. Ai rrëfen se si ka ndikuar kjo një krijimtarinë e tij artistike.
Megjithatë, artin e përshkruan si një rrugëtim plot me sfida.
Atelieja e Rusinovcit, ku kalon pjesën më të madhe të kohës, mbetet vendtakim i temave të ndryshme të shoqërisë. Artisti do të vazhdojë ciklin e tij të inspiruar nga piktori i njohur Pablo Picasso.