Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Pema e jetës, punim me gurë e rruaza shumëngjyrëshe

Ende e mban dhuratën që e mori më shumë se 20 vjet më parë nga një mike shumë e veçantë për të.

Kjo dhuratë u bë shkak që Badem Arapi nga Prizreni të interesohet për këtë mënyrë të veçantë të krijimit.

Duke qenë adhuruese e madhe e punëdores, punimi i këtyre pemëve i mbeti gjatë në listën e gjërave që dëshironte t’i bënte.

Një ditë vendosi që t’i shfrytëzonte disa kabllo elektrike e rruaza të vjetra të vajzave të saj e ta punonte një pemë.

“Kur e shoh sot pemën e parë që e kam punuar më duket që është bërë krejt gabim”, thotë ajo, duke qeshur me krenari për të gjitha ato zbukurime që ka arritur t’i punojë deri tash.

Edhe 11-vjeçarja me grep krijon personazhet e preferuara, i shet online SOT 11-vjeçarja me grep krijon personazhet e preferuara, i shet online

Ato punime po ekspozon në rrejte sociale e në librarinë e saj në Prizren.

Duke pasur edhe angazhime të tjera, thotë se më shumë se 3 orë nuk mund t’ia kushtojë kësaj pune që, para së gjithash, ia jep ndjenjat më të mira.

E nganjëherë edhe i lë pa përfunduar në kërkim të inspirimit, të cilin e gjen shpejt.

Këto pemë në miniaturë nuk do të mund të dukeshin kaq bukur po të mos kishte pasur dashuri të madhe edhe për natyrën.

Gurët që i përdor për punimet e saj janë gjysmë të çmuar e mbajnë ngjyra të bukura.

Edhe Piktorja që synon ta ekspozojë traditën shqiptare në galeritë e Evropës SOT Piktorja që synon ta ekspozojë traditën shqiptare në galeritë e Evropës

Në fillim sfidën më të madhe e kishte gjetjen e materialeve, por me kalimin e kohës gjithçka rreth kësaj pune u bë e natyrshme për të.

Rastet kur klientët i zgjedhin punimet e saj për t’i shënuar momentet më të mira për ta i japin vullnet për të krijuar më tutje.