SOT

“Oda e Balit” sjell kohët e vjetra në zemër të Prishtinës

Është Lulzim Zagragjaj, 57-vjeçar nga Prishtina, i cili la jetën në Angli për tu kthyer në atdhe. Dëshira dhe pasioni i tij për të punuar këtu bënë që tash e 1 vit të menaxhoj biznesin e tij “Oda e Balit”.

Nuk është si odat e tjera. Një odë e përzier me motive shqiptare dhe moderne.

Në anën e Llapit, Bali është emërim për më të moshuarin e fisit. Ky ishte njëri ndër motivet për përzgjedhje.

Me një ambient të ngrohtë, një kaminë që qëndron e ndezur gjatë tërë kohës, sfungjerë në tërë vendin dhe objekte shqiptare, kjo odë ofron shumë aktivitete të ndryshme.

Për një ndenj më të rehatshme, merrni pizhamet me vete.

Nuk janë vetëm lojërat pjesë e odës. Nëse mendoni se keni zë për të kënduar, aty gjenden 2 mikrofona për të gjithë meraklinjtë e këngës.

Ky koncept ka bërë që interesimi i qytetarëve për “Odën e Balit” veçse po rritet.

E nëse dëshironi të kaloni kohë me shumë familjarë e shoqëri mes modernes e të vjetrës duhen një rezervim e pagesë modeste.

Lulzim Zagragjaj odën e tij e ka hapur në “Kodrën e Trimave” dhe mendon të zgjerohet edhe më shumë.