Nga Prishtina e fshatra të afërta, këtu çdo ditë vijnë pensionistë të shumtë për të kaluar kohën me moshatarë duke pirë çaj e duke luajtur shah e lojëra të tjera.
Ismet Gashi është 64-vjeçari që disa orë në ditë i kalon në Qendrën Kulturore Sociale për të Moshuar.
Sipas Gashit, Qendra për të Moshuar ofron të gjitha kushtet e mundshme për komunitetin e pensionistëve, vetëm se do të duhej të shtohej ushqimi për ata që qëndrojnë gjatë.
Selman Berisha një tjetër pensionist kërkon nga Komuna shtimin e stafit në këtë qendër.
Ka punuar rreth 6 dekada në Komunën e Prishtinës, kurse tani vitet e pensionit po i kalon në këtë qendër. Është ky Raif Rusinovci, të cilit më së shumti i pëlqen çaji.
Adelina Sahiti, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale, tregon për punën në këtë qendër dhe të tjera që i menaxhojnë.
Gjatë këtyre viteve, sipas Sahitit, qendra ka avancuar në kushtet që ofrojnë për komunitetin e pensionistëve. Këto kushte pritet të përmirësohen akoma më shumë gjatë vitit 2024.
Në këtë qendër dhe në atë në Lagjen e Muhaxhirëve bëhet edhe shpërndarja e shujtave ushqimore për rastet sociale
Komuna ka në plan që të organizojë shëtitje në Kosovë dhe Shqipëri për pensionistët e saj.