Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Ta kalosh muajin me 100 euro pension

Qendra e pensionistëve e pozicionuar në Prishtinë, po rezulton të jetë vendi i tyre i preferuar.

Sipas Mybera Kasumit, në këtë qendër janë të regjistruar më shumë se 800 pensionistë.

Kryeqyteti ka rreth 10.000 pensionistë.

Ora 12 e ditës po i bashkon këta pensionistë në sallën e lojërave të qendrës. Shah e domino janë aktivitetet e tyre të preferuara.

Është Bajram Maloku, që po thuajse tërë javën e kalon pikërisht në këtë qendër.

Edhe Pensionimi bashkon 12 miq nga rajone të ndryshme të Kosovës SOT Pensionimi bashkon 12 miq nga rajone të ndryshme të Kosovës

Ka gati 12 vjet që ka dalë në pension, por pasioni për punën po e detyron që ai ende ta mbajë veten me aktivitete fizike.

Edhe pse të gjithëve po u pëlqen kjo qendër, pensionist akoma po përballen me problemin e njëjtë tash e shumë vjet. Pensionet që po i marrin nga shteti kosovar, nuk po janë të kënaqshme.

Puna si profesor që ka bërë Hajrush Emini, po bën që ai të ketë një jetë standarde me pensionin e tij, por ai ndien keqardhje për miqtë e tij që marrin pension nga 100 €.

Emini tregon se për një ditë arrin të shpenzojë rreth 20€ në ditë, në dallim nga të tjerët që shpenzojnë më pak ose hiç.

Një ndër pensionistët që merr pension të ulët është Adem Limaku.

Ai tregon se po të mos i kishte familjarët e tij për ta ndihmuar financiarisht, nuk do të dinte se si t’ia bënte.

Kushtet që qendra po i ofron për ta janë të mjaftueshme. Salla e shahut dhe e dominos, një berber dhe bufeja ku pensionistët kalojnë kohë me njëri tjetrin.

Edhe Mungesë e punëtorëve, të moshuarit shërbehen vetë me çaj SOT Mungesë e punëtorëve, të moshuarit shërbehen vetë me çaj

Kryetarja Kasumi, për Kohavisionin tregon se përgjatë këtyre 2 vjetëve ka bërë shumë për këtë komunitet. Nuk ka kaluar shumë kohë qysh prej udhëtimit të fundit falas që e kishte organizuar për 100 pensionistë të qendrës, disa nga ta edhe që nuk kanë qenë kurrë në shtetin shqiptar.

Pasi që kalojnë rreth 4-5 orë aty, pensionistët sërish kthehen te familjet e tyre, me shpresën që do të takohen përsëri të nesërmen.