Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Nxënësja blen çorape për gjyshërit e shtëpisë së pleqve

Banorët e shtëpisë për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare në Prishtinë, të premten, kanë pranuar dy pako me çorape nga 11-vjeçarja nga Prishtina, Stina Çerkini.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit “Sot”, në KTV, Stina ka folur për këtë iniciativë, duke thënë se kaherë kishte dashur që të gjithë rezidentëve, të cilët i quan gjyshër, t’iu blinte çorape që të mos kenë të ftohtë në këtë periudhë. Ajo për shkak të masave mbrojtëse i dorëzoi çorapet në dy pako.

“Në pakon e kuqe vendosa çorapet për gjyshe, ndërsa në të kaltrën për gjyshërit. Secili nga 70 gjyshërit ka marrë nga 3 palë çorape”, deklaroi 11-vjeçarja.

Në letrën e saj drejtuar të moshuarve, Stina kishte shkruar:

“Të dashur gjyshe dhe gjyshër, ideja për t’ju blerë çorape më lindi duke pasur parasysh stinën e dimrit dhe të ftohtit që mund të ndieni, atëherë së paku këmbët të mos i keni të ftohta”.