Nga frutat që i kultivojnë në oborrin e shkollës nxënësit e shkollës së mesme “Avdyl Frashëri” përgatisin lëng e xhem.
Për të qenë të gatshëm ta bëjnë përpunimin e frutave ata kanë filluar ta mësojnë këtë lëndë që nga viti i parë, thotë Brikena Martinaj, raporton KOHA.
Martinaj po ashtu është edhe udhëheqëse e grupit në këtë orë të praktikës, e thotë që edhe argëtimi është pjesë e mësimeve.
Profesori i kësaj lënde, Almir Abdurrahmani, tregon për procedurat deri te produktet e fundit, e çdo gjë fillon te vjelja e frutave që kultivohen nga vetë nxënësit e stafi i shkollës.
E veçanta e përgatitjes së lëngut e xhemit është se pasi që frutat shtrydhen për t’ua marrë lëngun, pjesa e mbetur përdoret për ta bërë xhemin.
Edhe
Nxënësit e shkollës profesionale të gatshëm për treg të punës
Pas përfundimit të këtij aktiviteti, produktet e përfunduara përdoren për pjekurinat që gatuhen në orët e tjera. E lëngjet në fund i provojnë ata vetë.
Përpos kësaj, ata e bëjnë edhe konservimin e perimeve, përgatisin salcë domatesh e gjithashtu edhe turshi.