Alban Hoti është një koleksionues i veturave klasike. Ai pas 30 vjetëve ka vendosur që ta lërë Amerikan për t’u kthyer në vendlindje.
Arsyeja që e solli mërgimtarin në Gjakovë është se me vete solli edhe veturën e tij të tipit “Bentley”.
Merakun për veturat klasike e kishte që nga fëmijëria ku u rrit në një familje që pasion kishin veturat. Punoj për rreth 20 vjet me rregullimin dhe shitblerjen e tyre. Ai është shumë i përkushtuar në mirëmbajtjen dhe rregullimin e veturave.
“Jam pasionant i veturave, rreth 20 vjet merrem me këtë lëmi, pra me makina të koleksioneve të vjetra. Thonë se “ke kujdes se çka ëndërron se ëndrra mund të bëhet realitet dhe kjo ka ndodhur me mua. Në fillimet e mia vetë i kam rregulluar veturat pastaj i kam mirëmbajtur dhe jam marrë me shitblerjen e veturave. Pasionin që kam pasur për veturat e kam shndërruar në biznes”, tha Hoti.
Edhe veturat e tipit “Porsche” janë preferencat e tij.
Edhe
Mërgimtari që solli fluturaken në Pojatë, tani kontribuon edhe në mirëmbajtjen e fshatit
“Në Amerikë merrem me shitblerjen e makinave të shtrenjta dhe i kam vozitur lloje të ndryshme të makinave të reja dhe koleksione të makinave të vjetra”. ‘Porsche’ është një ndër makinat e mia të preferuara, po ashtu, dhe Ferrari”. Në Amerikë kam vozitur nga një qytet në tjetrin me orë të tëra, në Kosovë kur kam ardhur në fillim duke qenë shumë i mallëngjyer për atdhe ka pasur rast që ora 2 e natës e kam marrë veturën për ta vozitur, qëllimi ka qenë më i mësuar rrugët. Në Kosovë shumë vende kam qenë më veturë”, tha Hoti.
Hoti është adhurues i madh edhe i veturave italiane, por preferon t’i vozisë ato vetura që i përshtaten.
“Problem më i madh sikurse që jam unë është gjatësia, i kam shumë për qejf veturat italiane, por në shumicën prej këtyre makinave nuk mundem me i vozit shkaku i gjatësisë sepse ato janë më të vogla. Jam pasionant i makinave të vjetra të viteve ‘85 deri ‘95, më pëlqejnë edhe makinat e prodhuara para dhe pas luftës. Kur je pasionant i makinave edhe 200 makina me t’i dhuruar nuk janë të mjaftueshme, pasionin për veturat e kam edhe në aspektin sportiv dhe komod”, tha ai.
Ai thekson se vozitja e veturave duhet të jetë në koordinim me rregulloren e komunikacionit dhe shenjat e trafikut.
“Sado që je pasionant në vetura duhet me pasë respekt për veturën, ambientin se ku jeton. Jo secila rrugë mund të jetë për pista të garave, jeta është e vlefshme nëse je pasionant zgjidhni terrenet më të përshtatshme për vozitje, sidomos për mërgimtarët ju kisha lutur të kenë kujdes në vozitje pasi që rrugët çdo herë po ndryshohen në Kosovë”, tha Hoti.
Edhe
Drilon Vitia pasionin e automekanikut e vazhdon edhe me shkollim
Përveç që erdhi në vendlindje për të jetuar dhe vepruar, ai u kujdes të marrë me vete edhe veturën e tij të veçantë.
“Unë nga që erdha nga Amerika për të jetuar në Kosovë i solla asetet e mia me vete, arsyeja pse e solla ketë veturë këtu është me krijuar një klub të veturave të rangut pak më ndryshe. Kjo veturë është koleksion i veturave të vjetra ku mendoj t’i përkas vendit tim”, u shpreh Hoti.
Hoti më tej tregon veçantitë që i ka vetura e tij “Bentley”, të cilën e ka shumë për qejfi dhe thotë se është shumë unike.
“Vetura i përket vitit 1991 që në atë kohë ka qenë vetura më e shpejtë që është krijuar. Si pamje ka qenë ndryshe, por unë e kam ndryshuar duke e kombinuar konstruktin e veturave të reja dhe të vjetra. Makina si kjo janë të limituara, unë mendoj se kjo është e vetmja në botë pasi që kam pyetur shumë për këtë veturë dhe nuk kam marrë ndonjë koment që ka vetura të këtij lloji”, deklaroi Hoti.
Babai i pesë fëmijëve mendon që t’i sjellë edhe disa vetura të tjera klasike nga Amerika. Synimi i tij është që të krijojë një muze të veturave të vjetra.
Edhe
Katër gjërat që duhet pasur parasysh para blerjes së veturës së përdorur
“Dëshira ime është që bashkërisht të formojmë një muze të veturave në Kosovë për qëllime që me ju tregu të rinjve se si kanë qenë veturat nga vitet paraprake. Dëshirë kam që nga Amerika me i sjell rreth 12 vetura, jam anëtar i grupeve të ndryshme të veturave në Amerikë, marrë pjesë në shumë evente të ndryshme me vetura të vjetra”.
Hoti, gjithashtu, tregon se merr pjesë në garat me makina klasike në Kosovë.