“TOKA JONË-SHIJA JUAJ” është ligjëratë që nga e marta shkon në shkollat e Kosovës, ku i mëson nxënësit për të mirat e vendit.
Për këtë iniciativë diskutohet në emisionin e mëngjesit në KTV, nga ora 08:00, me Hartim Gashin nga “PEPEKO”.
Do të shihni edhe fermeren nga Llapi që bën turshi me specat që i kultivon në tokat e saj.
Shet qindra kavanoza me çmim prej 8 eurosh për copë.
Pilates vjen në studio nga Erlet Muçolli si dobi për ushtrime para apo pas punës.