Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

“Mayfest” hap sezonin e verës në Ulqin

Me të filluar sezoni i verës shumë kosovarë destinacion të parë e kanë Malin e Zi.

Qyteti i vjetër i Ulqinit është i preferuari i tyre.

E përpos kohës relaksuese të kaluar në plazhin e madh dhe të vogël të Ulqinit, edhe organizimet e festave janë pjesë e pushimeve aty.

Kosovarët nuk janë vetëm pushues në Ulqin.

Arian Henci është pronar i barit “Bamboo” në plazhin e madh, ku tash e më shumë se 10 vjet organizohet festa e majit.

Edhe Arrestohet një shtetas i Kosovës në Ulqin, dyshohet për vjedhje në plazhe Kronikë 13 o. më parë Arrestohet një shtetas i Kosovës në Ulqin, dyshohet për vjedhje në plazhe

Edicioni i vitit të kaluar i gjeti pjesëmarrësit e MAYFEST-it në kohë pandemie dhe u zhvillua në një mënyrë më të përshtatshme për rrethanat, por jo me më pak kënaqësi.

E këtë vit, për të 12-n herë, masat kundër përhapjes së pandemisë janë zbutur.

Edhe pse jo krejtësisht të kthyer në normalitet, festa në “Bamboo Bar” solli shumë zbavitje gjatë vikendit të tretë të majit.

Gëzim Rexhepi nga Prishtina është pjesëmarrës në MAYFEST për vite me radhë dhe për të është mënyra më e mirë për ta nisur sezonin e verës.

Muzika ishte e përzgjedhur, e nata e parë solli atë të zhanrit hip-hop nga Dj të dashur për audiencën.

Nata e dytë e festivalit erdhi me instrumentistë e këngëtarë të njohur kosovarë, si Labinot Avdiu, Art Lokaj e Fatjon Miftari.

Edhe “Prizren Fest” kthen qytetin në skenë teatri si hapësirë reflektimi e dialogu Kulturë 4 d. më parë “Prizren Fest” kthen qytetin në skenë teatri si hapësirë reflektimi e dialogu

Art Lokaj tregon për emocionin që ka t’i rikthehet skenës pas një kohe të jashtëzakonshme me pandeminë.

Pas festës së majit, në plazhin e madh të Ulqinit vazhdojnë vikendet e kënaqësisë për familje e shoqëri, ku artisti i vikendit të ardhshëm do të jetë Sabri Fejzullahu.