Gent Hyseni, Ermal Ademaj, Bekim Popova dhe trajneri Drilon Ismajli po bëhen gati për të garuar e rrëmbyer fitoren në sportin kickbox .
Më i riu, Gent Hyseni 13-vjeçar, tregon për ndryshimet që ai i ka vënë re pasi që ka filluar ushtrimet në këtë sport.
“Me kickbox merrem qe një vit e gjysëm. Arsyeja pse e kam zgjedhur është sepse doja të formësoja trupin, por me kalimin e kohës ka filluar të më pëlqejë më shumë. Unë kam filluar të ndihem më mirë fizikisht, kam filluar të mësojë ushtrimet teknike dhe dua të bëhem më profesional”, tha Hyseni për emisionin “SOT”.
Duke qenë se është sport më i vështirë, 13-vjeçari thotë se fillimet kanë qenë më sfiduese, por me ndihmën e familjes dhe shoqërisë i ka tejkaluar.
“Së pari shkoj në shkollë në mëngjes, pastaj shkoj në shtëpi dhe merrem me detyrat e në fund vij dhe ushtroj kickbox. Familja dhe shoqëria më kanë përkrahur më së shumti, babai ka qenë përkrahësi më i madh dhe me kalimin e kohës ka filluar të më pëlqej më shumë”.
Edhe
Hyseni në finale të Evropianit për të rinj në kikboks
Në të njejtën kohë si Genti, ka filluar ushtrimet edhe Bekim Popova.
Për të kickboxi nuk ka qenë sporti i parë që i erdhi në mendje, por dicka e kishte të sigurt, se do të fillonte aktivitetin fizik.
“Me kickbox merrem qe një vit, është sporti i parë me të cilin kam filluar. Në fillim kam pasur më shumë vështirësi, e pas tre-katër muajsh kam filluar të ushtroj rregullisht. Arsyeja pse e kam zgjedhur kickboxin nuk ka të bëjë më këtë sport specifikisht, mirëpo doja të filloja aktivitetin fizik. Ushtrimet janë të mëngjesit, zgjatjet, ka teknika shumë të mira për ata që duan të merren me këtë sport”, deklaroi Popova.
22-vjeçari thotë se gjatë këtij viti e ndjeu veten më mirë, më energjik e për këto arsye ua rekomandon edhe të tjerëve.
“Ka ndryshime për të mirë. Tash jam më i motivuar për të ardhur në ushtrime, e di se cfarë duhet të ushtrojmë. Do t’ua sygjeroja të gjithëve të merren me aktivitete fizike, sepse janë shumë të rëndësishme. Ky sport është i mirë edhe për ata që duan të bëhen garues e të zhvillojnë karrierën”.
Drilon Ismajli është trajneri i “Prishtina Fight Club”, i cili flet për karakteristikat e klubit. Ai thotë se si sport më i ri që është, interesimi është i lartë te të rinjtë.
Edhe
Takewondistët e vegjël që synojnë ta prekin Olimpiadën
“Ne jemi klub i kickboxit, e kemi filluar punën që gjashtë vjet. Jemi pjesmarrrës të garave, amater dhe profesional. Jam shumë i kënaqur me të rinjtë që kanë fillu dhe po interesohen për sportin e kickboxit. Janë të gjitha moshat, duke filluar nga mosha 10-vjeçare deri në moshën madhore. Mosha më e madhe që vijnë te ne është mosha 60 vjeç”, shtoi tutje Ismajli.
Kickboxi nuk është vetëm sport garues. Sipas trajnerit, ka edhe shumë persona që vijnë për t’u relaksuar e për të larguar ngarkesën e ditës.
Ismajli tregon se përveç për formësim të trupit, ky sport i shërben edhe mendjes.
“Zakonisht moshat e reja janë më të interesuara. Moshat më të vjetra janë ata që vijnë për dëshirë, që të merren me aktivitet fizik, të largojnë stresin. Kickboxi ndihmon për tonifikim të trupit, për relaksim, ta largu stresin e ditës, punës e të gjitha këto”.
Sporti luftarak, sipas Ismajlit, çdo ditë e më shumë po zhvillohet ne vend.
Ai thotë se njerëzit po e kuptojnë rëndësinë e të qenit aktiv kur tashmë jeta është bërë shumë dinamike dhe me shumë stres.
Edhe
Rritet interesimi i llapjanëve për sporte luftarake
“Kickboxi tek ne është në zhvillim e sipër, sidomos kohëve të fundit ka klube të reja, lojtarë të rinj dhe po bëhet një konkurencë e mirë për të gjitha grupmoshat që duan të garojnë. Tash e kemi fillimin me disa lojtarë të rinjë, synojmë fitore në gara të ndryshme jashtë dhe brenda vendit”, tha ai.
Gara për të cilën lojtarët janë përgatitur është mbajtur të shtunën në Gjirokastër, e përgatitjet rezultuan të jenë të suksesshme sepse tre nga garuesit dolën fitimtarë.