Në storien e radhës do të mësojmë më shumë për planifikimin familjar, e sidomos në Kosovë. Përmes saj do të kuptojmë sesi shumë çifte kosovare tash e një kohë kanë nisur të bëjnë planifikimin familjar, në të cilën gjë kanë ndikuar shumë faktorë.
Shumë vite më parë, pothuajse secila familje kosovare karakterizohej për numrin e madh të fëmijëve dhe për jetesën që e bënin në një shtëpi të vetme. Por, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, kjo mënyrë e jetesës ka pësuar ndryshime të mëdha. E tani, një familje kryesisht përbëhet nga dy prindërit, e mesatarisht edhe dy fëmijë. Një planifikim të tillë e kishte bërë Leonora Ajeti nga Prishtina.
Sipas saj, një gjë të tillë duhet ta bëjnë gjitha çiftet, e që secilit prej fëmijëve t’u krijohen kushtet për rritje të mirëfilltë. Kjo mënyrë e të planifikuarit të familjes, edhe pse ka ndikuar në zvogëlimin e natalitetit në vend, sipas sociologut Vebi Mujku, vjen si rrjedhojë e shumë faktorëve.
Por, për t’i mësuar çiftet sesi duhet bërë një planifikim të tillë, Mujku thotë se në Kosovë duhet të ketë këshillimore. Gjinekologu Memli Morina thotë se planifikimi familjar është dukshëm më i lartë edhe te pacientët e tij.
Planifikimi familjar u jep të drejtën çifteve për të vendosur për numrin e distancën mes fëmijëve, po ashtu edhe për metodën e ardhjes në jetë të një fëmije.
-
Sfidat e prindërve në Kosovë mes karrierës dhe planifikimit familjar
- Problemet demografike në Kosovë janë më të rënda sesa mendohet
-
Gjinekologu Muhaxhiri: Familjet kosovare nuk duhet të zvogëlohen
-
Shtohen kërkesat për adoptim e bie numri i fëmijëve të braktisur në Kosovë
-
Rënia e natalitetit, “normalitet shqetësues”