Amerika ishte ëndërr që u realizua për Ideal Rafunën nga Prishtina.
23-vjeçari menjëherë pas përfundimit të gjimnazit matematikor në vendlindje, arriti që gjatë pandemisë të fitoi bursë në studimet bachelor në universitetin “Clarkson”, të New York-ut.
Ai zgjodhi drejtimin e inxhinierisë së hapësirës ajrore. Drejtim të tillë nuk ka në vend dhe rajon.
Gjatë studimeve në bachelor, Rafuna e ka ushtruar detyrën e asistentit duke ligjëruar në disa lëndë të ndryshme.
Mungesa e familjes ishte ndër sfidat më të mëdha gjatë jetesës në SHBA.
Edhe Ky është brendi dhe profesioni im!Pas përfundimit të studimeve bachelor, Rafuna studimet master do t’i vazhdojë po ashtu në SHBA. Motivon të rinjtë që të studiojnë profesionin që duan e më pas të kontribuojnë për vendin.
Të arriturat e studentëve nga Kosova në lëmenj të ndryshëm kanë pushtuar Evropën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e deri në Australinë e largët.
-
Hava Maloku
-
Nga kampuset universitare dhe kualifikimet online në skenën ndërkombëtare: 16 finalistë synojnë Miami-n në finalen e Red Bull Wings Cup
-
Pasiguria për të gjetur punë po i dekurajon të rinjtë për t’u orientuar në shkencat natyrore
- Kosova e fitoi lirinë, tani duhet ta fitojë të ardhmen e fëmijëve të saj