Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

“Hajt Pak” rubrika e pëlqyer e mëngjesit dhe historia e krijimit të saj

Një tripod dhe një kamerë, pa asnjë pyetje por vetëm me thënien “Hajtpak” që për qëllim kishte dhënien e një mendimi për çka do që personi që ndalej para mikrofonit dëshironte.

Kështu nisi njëra ndër rubrikat e para në KTV e më atraktivja e asaj kohe “Hajtpak”.

Ideja për të ishte e Orhan Kërkezit i cili thotë se kur e prezantoi atë pati mëdyshje nga udhëheqësit, por kur e realizoi gjithçka ndryshoi.

“‘Hajt paku’ nuk ka qenë kurrë në televizione tona por edhe të huaja. Unë e di sigurt çka po ha, çka po treti, por kurrë nuk e kam ditur se çka po krijoj. Kur po më pyet për ‘hajt pak’ mendoj se është e njëjta, ka ardhur nga imagjinata ime dhe nga imagjinata është krijuar ‘hajt paku’. Kur ke imagjinatë, je edhe kreativ. Kur po e kthej kokën mbrapa që zakonisht nuk e kthej po shoh gjëra që për atë kohë kanë qenë shumë të rëndësishme”, shton Kërkezi. 

“Ne ishim duke e përgatitë televizionin edhe duke biseduar me Vetonin lidhur me ‘hajt pakun’, e mbaj mend kur Vetoni më tha po e lëmë njëherë ‘hajt pakun’ se kem punë më të mëdha për televizionin. Jam person që nuk dorëzona dhe kur dola prej mbledhjes mora një tripod dhe një kamerë dhe e vendosa në afërsi të oborrit të KTV-së. Njerëzit filluan të afrohen, interesant ka qenë edhe emri ‘hajt pak’, i thjeshtë, popullore. Pas dy dite Vetoni tha wooww”, shton Kërkezi. 

Edhe KTV 25 vjet – gazetari besnike ndaj parimeve Shtojca për Kulturë KTV 25 vjet – gazetari besnike ndaj parimeve

Me kohën rubrika e pëlqyer nga publiku shpesh bëhej me pyetje nga gazetarët. 

“Televizionet e tjera gjithmonë kanë qenë xheloze ndaj KTV-së. Besoj se nuk kish me pasur televizione të tjera nëse nuk kish me ekzistu KTV. Nuk e di sa e bën Orhan Kerkezin ‘hajt paku’, por e di sigurt që Orhan Kerkezi e ka bërë shumë krenar ‘hajt pakun’. Edhe pse gjërat evokohen, një ditë sikurse jeta jonë edhe ‘hajt paku’, do të ndryshojë, kjo si shkak edhe i rrjeteve sociale”, deklaron Kërkezi. 

E sot në formë të “hajt pakut” veprojnë dhe marrin mendime të qytetarëve pothuajse të gjitha mediat. 

“Ideja e ‘hajt pakut’ e ditëve të para dhe viteve më pas ka ndryshuar shumë nga ditët e sotme. Vetëm emri ‘hajt pak’ ka mbetur, gjë që jam krenar për këtë emër. ‘Hajt paku’ është shndërruar në vox pop. Pra tash i keni dy harxhime gazetarin dhe kameramanin, ndërsa në idenë fillestare këta të dy nuk kanë ekzistuar”, thotë Kërkezi.  

Më 22 shtator “hajt paku” i ditës natyrisht që do të bëhej si 25 vjet më parë.

Një mikrofon dhe një kamerë.

Edhe We shall never surrender! Shtojca për Kulturë We shall never surrender!

Hajt pak...

Rubrika ka qenë që nga fillimi pjesë e emisionit të mëngjesit në KTV.