Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Gratë që po e pushtojnë tregun e fermerëve

E merr rrugën nga fshati Juban i Shkodrës për të ardhur në Prishtinë për ditët e tregut mobil.

E hëna e gjen këtu, e gjumin për ta pritur të martën e bën në hotelin “Grand”. Me të aguar dita, ajo vendoset para hotelit, ku bashkë me tregtarë të tjerë ekspozojnë produktet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mikpritja e kosovarëve thotë se e bën të ndihet si në shtëpi.

E interesimi i madh për punimet e saj ia shton vullnetin për ta vazhduar këtë veprimtari edhe tash në moshën 71-vjeçare.

Që e vogël mbeti jetim dhe rrethanat e detyruan ta mësojë punën në veg, e deri më tash mijëra punime dolën nga duart e saj.

Çorapet nga leshi, veshjet kombëtare dhe xhamadanët janë vetëm disa nga produktet që ajo i punon.

Me anë të një thënies së vjetër e tregon edhe sa e vështirë është kjo punë, kohën dhe përkushtimin që e kërkon.

Ka më shumë se 20 vjet prej kur Raza Demolli nga fshati Gllogovicë merret me kultivimin e luleve.

Aloe vera, kaktuse të ndryshme e shumëllojshmëri të erëzave i ekspozon në shtandin e tregut mobil.

Përkushtimin dhe dashurinë që lulet e kërkojnë për t’u zhvilluar, Demolli ua dhuron çdo ditë, e qetësinë thotë se e gjen kur kujdeset për to.

Në mesin e luleve dhe erëzave, ajo tash po e kultivon dredhëzën e artë, frutë kjo jo shumë e njohur për klientët e saj.

Por ajo me informatat që i ka marrë në internet po arrin që ta shesë këtë lloj frute të veçantë.

Mbështetja e familjes për Gjyliana Ndocin dhe Raza Demollin e ka një rëndësi të madhe në punën e palodhshme që ato e bëjnë.