Prizreni ishte nikoqir i disa baballarëve të Kosovës, të cilët garuan për çmimin “Babai i vitit”. Se kush fitoi, e kuptojmë nga materiali i Shqipdonës.
Armir Bytyçi është shpallur “Babai i vitit”. Ai u tregua më i shkathëti në kryerjen e detyrave që ishin të përcaktuara në garën e mbajtur të dielën në Prizren.
Bytyçi ishte më i shpejtë se nëntë konkurrentët e tjerë, në kryerjen e punëve si: ndërrimi i pelenave, mbledhja e troshave, palosja e rrobave e të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në këtë garë pati edhe mbështetjen e gruas dhe të dy fëmijëve, që të gjithë së bashku ia mësynë Prizrenit nga Gjakova.
Për Erlend Prevançi e rëndësishme ishte pjesëmarrja. Thotë se duhet të ketë më shumë aktivitete të tilla.
Rron Rama, koordinator i kampanjave në organizatën SIT, e që ishte edhe organizatore e Festivalit të Baballarëve, foli për organizimin dhe rëndësinë e ngjarjes.
Krahas baballarëve, edhe fëmijët e tyre shijuan aktivitetin duke lozur e shijuar ëmbëlsira. Po ashtu, morën nga një libër dhuratë.
Ky ishte edicioni i katërt i Festivalit të Baballarëve.