Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ilir Daja, trajneri i vitit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është shpallur trajner i vitit nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Ceremonia e shpalljes së më të mirëve është duke u mbajtur në Prishtinë.

Daja e ka udhëhequr Ballkanin drejt titullit të kampionit, ndërsa me Ballkanin është paraqitur edhe në fazën grupore të Ligës së Konferencës.