Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Fermeri nga Vushtrria nis mbjelljen e 80 mijë fidanëve

Daut Kosumi ka 25 vjet që merret me kultivimin e luleve dhe të perimeve.

Fermeri nga Pestova e Vushtrrisë në 5 serrat e tij të ngritura në 30 arë tokë ka mbjellë 80 mijë fidanë të ndryshëm, si: lule, domate, patate, tranguj e sallata të gjelbra.

50-vjeçari pjesën më të madhe të kohës e kalon duke u kujdesur për të mbjellat e tij, ani pse sivjet shpreson të ketë produktivitet më shumë krahasuar me vitet paraprake.

Për 25 vjet, me ndihmën edhe të familjarëve, ai siguron të ardhura nga kultivimi i këtyre bimëve, të cilat më pas i nxjerr në tregun vendor, si dhe i eksporton nëpër vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Kosumi tregon se mbjellja e perimeve kërkon kohën e duhur dhe kujdes të veçantë. E ai e di më mirë se çdokush tjetër këtë.

Në mungesë të tregut në fshat, oborri i tij me serra u bë edhe “pazar” për të interesuarit.

Çmimi për një fidan sillet nga 30 centë e deri në 1.50 euro.

Edhe Fermeri nga Pestova nis mbjelljen e patateve, i pret 100 tonë SOT Fermeri nga Pestova nis mbjelljen e patateve, i pret 100 tonë

Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, u bën thirrje fermerëve që t’i punojnë sa më shumë tokat bujqësore. Thotë se nga 500 hektarë tokë bujqësore në vend punohet vetëm gjysma.

Ndër të tjera, Tahiri thotë se fermerët që kultivojnë pemë e perime meritojnë përkrahje të vazhdueshme nga institucionet përkatëse.

E për përkrahje ka nevojë edhe Kosumi.