Dikur kishin jetuar jashtë vendit, por me përfundimin e luftës Fazilja bashkë me familjen e saj u rikthyen në Kosovë.
Me ardhjen e tyre në vend ata vendosën të fillojnë punën me një lulishte, e cila gradualisht shkoi duke u zgjeruar.
Fazilja ndër vite ka vërejtur interesimin e madh të kosovarëve për eksplorimin e llojeve të luleve e edhe të ngjyrave.
Ajo thotë se shumë prej tyre kujdesen që për çdo vit të kenë risi në oborret e tyre.
Zhvillimi i shëndetshëm i luleve vihet në pah që në shikim të parë.
E një nga arsyet që ato vetëm lulëzojnë, Fazilja thotë se, mund të jetë rritja e tyre nën tingujt e muzikës klasike.
Edhe
Në vapën e verës, punëtorët e lulishtes së kryeqytetit punojnë për freskinë e qytetarëve
Si për çdokënd, edhe këtë lulishte e ka prekur pandemia, që shpeshherë ka qenë pengesë për të sjellë fidanë të rinj në vend.
Dashuria dhe kujdesi ndaj luleve e natyrës dallohen edhe në kopshtin e shtëpisë së tyre, i cili është i mbuluar me llojllojshmëri të luleve, perimeve e erëzave, të cilat nuk janë të zakonshme në tregun kosovar.