Ka disa ditë qe drunjtë në parkun e Taukbashçes janë prerë. Ata që u vlerësuan të vjetër u larguan nga ekipet e gjelbra të Komunës.
Të menjëhershëm ishin aktivistët në mbrojtje të mjedisit, të cilët të premten sollën këtu 50 fidanë bliri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, drunjtë u mbollën për nder të Konventës Ndërkombëtare të Fëmijëve që u shënua të premten.
Planifikimet janë bërë 1 muaj më herët, thotë Egzona Shala-Kadriu nga organizata “Ecoz”.
Ajo u bën thirrje qytetareve që të kenë kujdes ndaj zonave të gjelbra.
Derisa aktivistët kanë thënë se ka munguar informimi për prerjen e drurëve, nga Komuna thonë se prerja dhe krasitja e tyre në parkun e “Taukbashçes” është bërë si shkak i rrezikut nga vjetërsia.
Buxheti prej 1 milion e 200 mijë eurosh për drurë do të përfshijë edhe parqet e tjera të kryeqytetit.
I gjithë ky aktivitet është mbështetur nga Fondi evropian i Ballkanit me vlerë 2500 euro.