Një person është arrestuar në Prizren për dhënie të ryshfetit me synimin që të mos e lajmëronin për prerje të kundërligjshme të druve.
Mbikëqyrësi në Parkun Nacional në Dragash ka raportuar në Polici se i dyshuari i ka ofruar dy herë nga 20 euro në këmbim të mosprocedimit të rastit.
“Më 07.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur i kishte ofruar ryshfet në shumën prej 2x nga 20 € ndaras, ankuesit mashkull kosovar-mbikëqyrës në Parkun Nacional në Dragash, në këmbim të mos procedimit të rastit për shkak se i njëjti me datën e cekur kishte prerë dru kundërligjshëm brenda zonës së parkut”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
-
Arrestohet një zyrtar që dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh
-
Arrestohet një serb në Mitrovicë, i ofroi 20 euro policit për të shmangur gjobën
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
U ofroi 100 euro policëve për një kundërvajtje, arrestohet
-
Ndalohet për 48 orë një person, dyshohet se mori ryshfet për të zbuluar informata për prona të caktuara