Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Drenica këndon këngë patriotike

Jo rrallëherë suksesi është i lidhur me fatin. Këtë e dëshmon më së miri rrugëtimi në muzikë i 23-vjeçares Drenicë Zogaj nga fshati Kleqkë i Malishevës.

Ajo kishte ëndrra të mëdha në punët administrative në doganë dhe shpedicion, për çka edhe mbaroi studimet, ndërsa muzikën e kishte filluar qysh nga fëmijëria vetëm si hobi.

Një ditë e saj rutinë nis në një klinikë shëndetësore. Zogaj thotë se puna aspak nuk e pengon në karrierën e saj muzikore.

Pasi përfundon orarin e punës, Drenica niset në studion muzikore për provat e saj të këndimit. Edhe pse ia merr një pjesë tjetër të ditës, është pasioni për këngën që 23-vjeçaren e mban me energji.

Këndon këngë të ndryshme, por më së shumti i flenë në shpirt këngët e lehta qytetare, po ashtu dhe ato patriotike.

Edhe Dua Lipa nuk do të jetë më mister për botën Kulturë Dua Lipa nuk do të jetë më mister për botën

Këngëtarja tregon se karriera e saj muzikore para një publiku të gjerë nisi 5 vjet më parë në “Voice of Albania”. Qysh atëherë e deri më sot pasioni i saj për muzikën nuk u ndal.

Megjithatë, në industrinë kosovare të muzikës, veç punës kërkohet edhe durim. Drenica planifikon në një të ardhme të afërt që të krijojë një këngë të saj.

Për të kaluar lodhjen e gjithë ditës, këngëtarja praktikon ecjen në male. Për t’u argëtuar, ajo mbledh familjarë e shoqëri.

Në rrugëtimin me kaq shumë ambicie, patjetër duhet të kesh edhe mbështetjen e familjes.

Edhe ”Zëri i rrënjës” me këngë u jep jehonë gjurmëve të së kaluarës Kulturë ”Zëri i rrënjës” me këngë u jep jehonë gjurmëve të së kaluarës

Elvira Zogaj është mbështetja më e madhe në çdo rrugëtim të motrës së saj.

Talenti i saj, Drenicën e bën të jetë premtuese për tregun e muzikës. Ëndrra e saj është të arrijë majat e suksesit në muzikë.