Ka lindur dhe është rritur në Norvegji. Por është rritur me frymë kosovare dhe në secilën paraqitje nuk dallon nga këngëtaret tjera të estradës.
Meqë kultivon muzikë popullore, Adea Shabanaj është kthyer në Kosovë të bëjë karrierën e saj.
Ka bërë disa këngë që atë e kanë ranguar menjëherë tek këngëtaret e kërkuara. Deri tash ka realizuar 8 projekte muzikore, por disa prej tyre janë 'covera'.
Por vetes i ka vënë synime të qarta, që të ecë tutje duke krijuar këngë të reja pse jo edhe ndonjë bashkëpunim.
“Që nga mosha 12-vjeçare kam filluar të këndoj në shtëpi në shkollë dhe në festat që i kemi pas në Norvegji, në kohën e pandemisë pasi që u mbyllëm krejt e hapa një Instagram për t’i postuar disa 'covera' e nga aty kam filluar të kem kontakte me shumë artistë të njohur ku kam bashkëpunuar në disa projekte. Norvegjia të jep mundësi të këndosh, por në Kosovë i ke të gjitha muzikën e ahengjet. Unë mendoj se Kosova të jep gjithçka që unë e dua. Veten në të ardhmen e shoh nga baladat, popullorja”, ka thënë ajo.
Edhe
Olivia Dean, vajza që po rikthen klasin dhe elegancën në industrinë e muzikës
Pasi ka ndarë mendjen që të jetojë në Kosovë, 23-vjeçarja një pjesë të mirë të kohës ia kushton muzikës. Në këtë rrugëtim po e mbështet edhe familja dhe shoqëria.
Talentin për muzikën e ka të trashëguar nga nëna e saj.
“Një ditë e imja nis në fshatin Radavc për të pirë ndonjë kafe pastaj takohem me kompozitor për të ushtruar sa i përket këndimit. I kam 8 projekte në total, 4 këngë dhe të tjerat potpuri. Projekti i fundit është një purpuri me def. Besoj që të vazhdoj kështu”, ka thënë ajo.
Pas gjithë angazhimeve të cilat thotë se i ka, Shabanaj nuk e harron prejardhjen. Ajo shpesh del të këndoj tek Drini i Bardh në Radavc. Zëri i saj i veçantë tërheq vëmendjen e vizitorëve.
Artistja thotë se industria e muzikës së Kosovës po vazhdon të ecën me hapa gjigant, jo vetëm në tregun ku flitet gjuha shqipe, por edhe jashtë saj.
Edhe
Interesim i lartë i të rinjve për mësimet në piano
“Në tregun e Kosovës sa i përket muzikës ka shumë artistë të talentuar, por edhe si unë, artistët e rinj meritojnë të vlerësohen nga talenti i tyre. Në të ardhmen kam menduar me u kthye në Kosovë sepse më pëlqen shumë Kosova dhe ndihem si në shtëpinë time. Qëllimi im të fokusohem 100% në muzikë e të punoj shumë për muzikën”, ka deklaruar Adea.
Adea premton një verë të nxehtë me hite. Ambiciet e saj janë që ta pushtojë tregun muzikor vendor.