Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Djaloshi i verbër që e gjeti veten si punonjës në “Trafikun Urban”

Ora 8:00 e mëngjesit shënon nisjen e orarit të punës për Jusuf Fazliun.

Edhe pse i verbër, Jusufi tash e 3 vjet punon si dispeçer në “Trafik Urban”.

Punën e takimin me kolegë çdo ditë, e cilëson si pjesën më të mirë të ditës.

Vështirësitë në lëvizje e qarkullim rrugëve të qytetit për Jusufin janë tashmë të zakonshme.

Por në ndërmarrjen ku punon thotë se i ka të përmbushura kushtet që ia lehtësojnë punën.

Jusufi konsideron se janë të pakta ndërmarrjet që kanë punësuar persona me aftësi të kufizuara.

Edhe “Trafiku Urban” paralajmëron grevë nga 13 shkurti Arbëri “Trafiku Urban” paralajmëron grevë nga 13 shkurti

Kërkesë e tij është që ata të gjejnë veten të barabartë në shoqëri.

Shpesh herë ndihen të paragjykuar.

Përmend se në linjat e “Trafikut Urban” gjejnë rehatinë e mjaftueshme për udhëtim, ndryshe nga linjat e tjera ndërurbane për shkak edhe të infrastrukturës.