SOT

Dhjetëra qytetarë pinë ujë nga kroi i vjetër i Radashecit

Burimin e ka prej Bjeshkëve të Radashecit, që banorët e njohin si “Suka e Radashecit”.

Ky është kroi i këtij fshati që ndodhet disa kilometra larg Prishtinës.

Aty, çdo ditë, banorët e rrethinës e edhe të vendeve të tjera me bidonë të shumtë në duar i drejtohen kroit.

Ka tre vjet prejse Sali Gajtani nga Prishtina nuk përdor ujë tjetër, përveç të Kroit të Radashecit.

Pamjen që e gëzon tani, dikur nuk e kishte ky krua.

2006-a ishte viti kur Feti Berisha, banor i këtij fshati, e kishte marrë iniciativën për rregullimin e tij e që sot u shërben dhjetëra qytetarëve.

Berisha thotë se ujit të kroit shumëvjeçar i janë bërë edhe analiza.

Si fëmijë e kishte përshkruar gjithnjë rrugën që të çon te kroi.

Për Rrustem Berishën e freskët mbetet historia që ia kishin rrëfyer të parët për vetitë e ujit.

Ky krua së bashku me atë të Gorozhupit të Hasit e Kroin e Mbretit së fundi janë emetuar në pullë postare, pasi që të njëjtit paraqesin burime të ujit natyral në vend.