Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
JETA

“Kroi i lotit” vendi ku komunikohej me kode nga shqiptarët e Shqipërisë me të Kosovës

Duhet të kalosh disa fshatrat të Hasit për të shkuar në Gorozhup, fshatin që e ndajnë vetëm bjeshkët me Shqipërinë. Ky fshat ishte destinacion i parë i realizuar nga ekipi i emisionit “JETA” për sezonin e ri.

Dikur fshatin e popullonin rreth 300 familje, ndërsa sot kanë mbetur krejt pak familje rezidente në Gorozhup.

Shumica prej familjeve në këtë fshat, njihen për veprimtarinë prej furrtarësh.

Traditën si bukëpjekës e ushtrojnë në shtete të Evropës, atje ku edhe jeton një pjesë e tyre.

Karakteristikë e veçantë e këtij fshati është “Kroi i Lotit”, emërtimi i të cilit flet për periudhën e shqiptarëve nën regjimin jugosllav e atë të komunizmit.

Edhe Kultura e Kosovës me më shumë projekte me Serbinë sesa me Shqipërinë Kulturë Kultura e Kosovës me më shumë projekte me Serbinë sesa me Shqipërinë

Ky krua ishte vendtakim midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

Por nën të dyja regjimet për të dyja palët ishte e pamundur të komunikohej lirshëm, rrëfente Ramadan Totaj, banor i Gorozhupit.

Ishte komunikimi i koduar gjatë mbushjes së ujit nga kroi, ku shpesh të dyja palët këndonin edhe këngë për të transmetuar mesazhe.

Në rrëfimin e banorëve përmendet edhe zbulimi i kësaj forme komunikimi, teksa kishte nisur shoqërimi nga ushtarë.

Edhe Me ushqime tradicionale e muzikë, çifti që i jep jetë Llokvicës JETA Me ushqime tradicionale e muzikë, çifti që i jep jetë Llokvicës

Totaj nga Gorozhupi kujton njërën nga historitë që i ati i tij ua kishte përcjellë familjarëve lidhur me dhuratën e përcjellë fshehurazi nga Shqipëria përmes “Kroit të Lotit”.

Për banorët e Gorozhupit të Hasit, ky krua është shndërruar në një atraksion turistik.