Banorët e fshatit Shashkoc të Prishtinës ka një muaj që janë duke u përballur me reduktime të ujit të pijshëm.
Në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë konfirmuar se bëhet fjalë për telashe me dëmtim të rezervuarit në këtë fshat dhe të pompave që gjenden në Kishnicë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tash jemi në kontakt dhe janë duke u marrë shërbimi i elektros dhe makinerisë që t’i rregullojmë pompat sa më shpejt. Problemi është që një muaj, por jo tërësisht pa ujë, por me reduktime të kohëpaskohshme”, ka thënë Arieta Mheku, zëdhënëse e KRU “Prishtinës”.
Siç ka bërë të ditur ajo, pas analizave të kryera aty tash planifikohet ndërtimi i një rezervuari të ri.