Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Aronia, ndër kulturat e reja bujqësore

Është një plantacion jo i zakontë për kulturat bujqësore në Kosovë.

Në Gazimestan, Naim Uka ka zgjedhur që të kultivojë aronitë.

Derisa ende nuk janë pjekur tërësisht, tregu vendor e edhe ai i jashtëm nga korriku pritet të mbushen me aroni, raporton KOHA.

Aronia normalisht ka ngjyrë vjollce dhe njihet si frutë për efekte dobiprurëse shëndetësore.

Sipas Ukës, këtë vit pritet të ketë shitje të aronisë jashtë vendit, ndonëse të shumta kanë qenë vendet që e kanë kërkuar edhe më parë.

Edhe në nivel të përgjithshëm, sipas tij, tregu vendor nuk i ka plasuar mjaftueshëm aronitë vendore.

Në këto plantacione gjatë verës, Uka kujdeset që të ofrojë punë për të i ndihmuar në të vjela.

Edhe Suhareka nis vjeljen e rrushit, çmimi për arkë nis nga 4 euro SOT 10 muaj më parë Suhareka nis vjeljen e rrushit, çmimi për arkë nis nga 4 euro

Ai thotë se aronia si bimë është mjaftë rezistente dhe mund të hahet e freskët, e thatë dhe të pihet si çaj e lëng. Sidoqoftë, për rritjen e bimës, siç tregon kolegu i Ukës, Durim Shyti, ka nevojë për përkujdesje mesatare në mirëmbajtje të barërave dhe ujitje.

Aronia, në sasi të vogla, njihet si trajtim natyral për tensionin e lartë të gjakut dhe për vetitë antikancerogjene e forcuese për sistemin imunitar.

Përveç si bimë, Uka në treg ofron edhe lëng nga aronia.