“Nana’s Cake” e mban emrin kuzhina e Minire Gashit, e cila përgatitjen e ëmbëlsirave e bën me shumë pasion.
Dikur i qëndronte afër nënës së saj kur ajo gatuante e tash vetë përgatit ëmbëlsira të llojeve të ndryshme, duke mos i harruar asnjëherë edhe ato tradicionale.
Me fanatizëm Gashi e ruan recetën e revanisë - ëmbëlsirë kjo me pak përbërës e me shumë shije.
Vezë, miell dhe sheqer janë krejt çfarë duhet për ta përgatitur atë.
Ëmbëlsira të llojllojshme çdoherë e zënë një vend në frigoriferin e saj.
Duke e parë se sa shumë kënaqësi i sjell gatitmi ajo vendosi që të hapë llogari në rrjete sociale për t’i ekspozuar gatimet e saj.
Me të bërë këtë filloi interesimi i të tjerëve për t’i shijuar ëmbëlsirat. E, tash ka një vit prej kur Gashi po pranon porosi.
Mënyra se si në të kaluarën është përgatitur ëmbëlsira revani ishte më e vështirë, tregon ajo.
Tash me anë të mikserit është shumë më e lehtë dhe merr më pak kohë, e në shije ky ndryshim nuk ndikon aspak.
E ëmbëlsia revanisë i vjen nga sherbeti.