Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Sekretet që duhet t’i dini për përgatitjen e hallvës

Hallva është një nga ëmbëlsirat më tradicionale shqiptare.

Ajo gatuhet për t’i rikujtuar njerëzve sa e rëndësishme është të ndash shije dhe lumturi me të dashurit tuaj.

Prandaj edhe është e traditës që sa herë bëhet hallvë ta shpërndash atë te komshinjtë apo të afërmit.

AgroWeb.org ju sjell recetën autentike të hallvës, por me një përbërës sekret që i jep akoma më shumë shije.

Përbërësit

Edhe Sekretet e përgatitjes së kafesë turke me shijen perfekte Lifestyle 5 muaj më parë Sekretet e përgatitjes së kafesë turke me shijen perfekte

1 gotë uji me miell

Gjysmë gote uji me arra të shtypura lehtë

4-5 lugë gjelle me sheqer

Një gotë e gjysmë ujë të ngrohtë

1 lugë gjelle me gjalpë të freskët

Lëkurën e një portokalli

Përgatitja

Vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtoni gjalpin, lëreni aty derisa të shkrihet.

Më pas hidhni miellin dhe skuqeni në temperaturë të ulët derisa ai të piqen dhe të marrë ngjyrë kafe të lehtë.

AgroWeb.org ju këshillon që ta përzieni miellin me një lugë druri gjatë gjithë kohës që ai të mos ngjitet.

Edhe Receta misterioze e sallatës ruse Lifestyle 6 muaj më parë Receta misterioze e sallatës ruse

Kjo do të parandalojë ngjitjen e miellit dhe shijen e hidhur të hallvës.

Shtoni sheqerin dhe vazhdoni ta përzieni derisa kokrrizat e tij të jenë shkrirë plotësisht.

Kur masa të jetë e njëtrajtshme shtoni ujin dhe përzëri përziejeni masën e formuar.

Sasia e ujit duhet të përthithet plotësisht nga masa e brumit.

Hidhni arrat e shtypura dhe lëkurat e portokallit dhe përziejini mirë sa të bashkohen plotësisht me hallvën.

E heqim nga zjarri dhe e lëmë me kapak të mbyllur për 15 minuta.

Më pas, mund të përdorim dy lugë në dhënien e formës karakteristike të hallvës, por edhe forma të tjera.

Në sipërfaqe e spërkasim me kanellë dhe vendosim nga një thelbi arre apo bajame sipër.

Kjo ëmbëlsirë fantastike mund të shërbehet në temperaturë ambienti ose e ftohtë.

Edhe Pse duhet të hani më shumë hudhër në verë Lifestyle 2 j. më parë Pse duhet të hani më shumë hudhër në verë

Për një shije më të veçantë, uji mund të zëvendësohet me qumësht.

I gjithë procesi i përgatitjes së kësaj ëmbëlsire kërkon durim dhe përkushtim./AgroWeb.org