Pas gati 3 dekadash pritjeje, familja Berisha ka rikthyer shtëpinë e saj në Zveçan.
Në 27-vjetorin e Ditës së çlirimit, Zana Berisha nga kjo familje ka thënë në emisionin “Sot” në KTV se çlirimi në Mitrovicë e komunat e tjera në veri ka ardhur me vonë.
Ajo ka thënë se qytetarëve të Mitrovicës e sidomos atyre të Zveçanit për shumë vjet iu është pamundësuar kthimi në pronat e tyre.
Berisha ka treguar se tani pas 28 vjetësh kanë arritur që të rikthehen në shtëpinë e tyre.
“Është kënaqësi shumë, shumë e madhe që pas 28 vjetësh të kthehemi në pronën e familjes, në pronën që gjyshi im e ka blerë, që familja ime, babai im, axhët e mi kanë investuar, që ka qenë djersa e tërë familjes”, ka treguar ajo.
Intervistën e plotë të Berishës mund ta ndiqni në këtë video:
-
Rikthimi që peshon sa një jetë. Pas 28 vjetësh, shtëpia e familjes Berisha në Zveçan hapet sërish
-
28 vjet pasi e rikthyen, i vihet flaka shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan
-
I vihet zjarri shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan, një muaj pasi e riktheu atë
-
Familjeve shqiptare nuk u lejohet shfrytëzimi i pronave të tyre në veri
-
Valon Berisha kalon te Zurichu