Qytetit të tyre, Drenasit, i dhanë pamje shumëngjyrëshe.
Artistët Bislim Elshani e Driton Kastrati, përmes të ashtuquajturit “Art n’Trafo” i transformuan me grafite të ndryshme trafostacionet e energjisë elektrike.
Kjo ishte iniciativë e KEDS-it, së bashku me Drejtorinë e Planifikimit Urban, e jetësuar nga artistët e këtij qyteti.
Brenda një periudhe të shkurtër thotë t’i kenë finalizuar grafitet në të tri lokacionet.
Ideja për tematikat e grafiteve ishte plotësisht në duart e artistëve.
Në lokacionin e dytë, që ndodhet në rrugicat afër sheshit të këtij qyteti, cilësohet më e veçantë tematika e grafitit.
Projekt që i dha jetë Drenasit përmes ngjyrave, e cilëson drejtoresha e Drejtorisë së Planifikimit Urban, Flutura Avdiu.
Nuk do të jetë nisma e fundit kjo, sipas Avdiut.
Projekte të kësaj natyre planifikohen edhe më tej, pasi, sipas saj, kjo gjë po shihet me sy pozitiv nga qytetarët.
Në lokacionin e fundit në këtë komunë, trafos së energjisë elektrike i ka mbetur edhe pak për t’u finalizuar.
Aty po punon ende në detaje Driton Kastrati, i cili veçon kujdesin e qytetarëve për t’i ruajtur ato.
Elshani e Kastrati shprehen se janë të gatshëm të kontribuojnë në të mirë të qytetit, edhe pse për to paguhen me një shumë krejt simbolike.