Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Piktorja që rikthen në art kafkat dhe kockat e kafshëve

Mjafton shumë pak kohë që Tina të rehatohet dhe me ato gjëra që ka përballë, të shfaqë talentin e saj artistik.

Ajo ka përfunduar studimet për Pikturë. E të punojë me ngjyra është ajo që e pëlqen më së shumti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Së fundmi, Tina ka filluar një projekt, ajo po i rikthen në art kafkat dhe kockat e kafshëve të ngordhura.

Tina thotë se edhe më parë e kishte menduar një ide të tillë, por që ky ka qenë momenti i duhur për ta zhvilluar.

Ajo tregon për reagimet e të afërmve të saj kur e kishin parë atë duke mbledhur pjesë të trupit të kafshëve.

Me të dëgjuar për iniciativën e Tinës, janë të shumtë ata që po e ndihmojnë në grumbullimin e bazës, që i duhet asaj për punim.

Edhe pse mbledhja e këtyre pjesëve nuk ka qenë e lehtë për të, megjithatë secila prej tyre fillimisht është e pastruar dhe më pas e gatshme për ngjyrosje.