Këtë natyrë shumëngjyrëshe të vjeshtës nxënësit e sollën brenda hapësirës së shkollës “Nazim Gafurri”.
Korridoret kanë marrë pamje kopshti me gjethe të punuara nga nxënësit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë bashku me grupin e artistëve të rinj, Lendita Zeneli thotë që me këto punime nisin aktivitetet e vjeshtës.
Krijimi i gjetheve me ngjyra vjeshte, më të mëdha sesa janë në të vërtetë, nxënësve ua ka marrë dy javë, transmeton Koha.
Shoqe të gjeneratës e edhe e grupit të artit i ka qëlluar të jetë Blenda, e cila po ashtu tregon për këtë temë që e kanë zhvilluar së bashku.
Letra është materiali me të cilin janë bërë gjethet, e ngjyrat e vjeshtës - si e gjelbra e ngjyra kafe - janë ato që i kanë përdorur më së shumti.
Arsimtari i Artit figurativ, Burim Canolli, thotë se nxënësit i kaluan pritshmëritë e tij në temën e vjeshtës.
Për Canollin jo vetëm në këtë stinë, por në vazhdimësi, temat kanë rëndësi për t’i demonstruar pikëpamjet e nxënësve.
Canolli dhe nxënësit thonë se nuk i kanë të caktuara temat dhe punimet në të ardhmen, përveç asaj në pranverë kur objektet shkollore mbushen me punime lulesh.