Është bërë traditë që çdo vit në muajin tetor të organizohen ngjarje vetëdijesuese për të prekurit me kancer të gjirit.
I tillë është turneu i organizuar nga klubi i pingpongut “Priping”, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse në situatë pandemie, ky klub kufizoi numrin e pjesëmarrësve.
Të kënaqura me aktivitete të tilla ishin dy gra, të cilat e kishin luftuar kancerin e gjirit.
Këtij turneu dedikuar të prekurve me kancer të gjirit iu bashkua edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.
Se aktivitetet e tilla kanë efekt pozitiv në vetëdijesimin e masës, e thotë drejtori i Onkologjisë, sipas të cilit numri i të prekurve me kancer të gjirit këtë vit ka dukshëm rënie.
Traditën e këtij turneu që u organizua edhe në këtë tetor synon ta vazhdojë Kastriot Orana, themelues i klubit “Priping”.
Pingpongu, për një pjesë të madhe aktivistësh në fushata sensibilizuese, mbetet aktiviteti më i mirë për ta luftuar një sëmundje të tillë.