Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Jetesa në shtëpitë e vjetra të Prizrenit

Trashëgimia kulturore, si simbol që tregon vlerat e përcjella ndër gjenerata me shekuj, s’do mend që duhet të ruhet e çmohet nga secili.

Prizreni njihet si qyteti i kulturës, e objektet e vjetra këtu mbrohen edhe me ligj. Mes tyre ka edhe shtëpi banimi. Në njërën jeton Valtida Shukriu, e cila tregon se si është të banosh në një shtëpi që është pjesë e trashëgimisë kulturore.

Dashuria për të vjetrën, sipas Shukriut, kultivohet e trashëgohet ndër gjenerata. Kësisoj edhe ka ndodhur në rastin e familjes së saj.

Mirëmbajtja e shtëpive të vjetra është më e vështirë, marrë parasysh që këto shtëpi në qytetin e Prizrenit thuhet se datojnë nga fillim-shekulli i 19-të. E çdo rregullim e ndërhyrje duhet t’i përshtatet arkitekturës të kohës së tyre.

Përveç që janë vlerë e kulturë e lartë, këto shtëpi e objekte mund të jenë edhe gjenerim i të hyrave, duke e ditur që Prizreni mirëpret turistë të shumtë.

Edhe Dera dyshekullore hapet për mikpritje, dëmtohet pa u bërë 24 orë Kulturë Dera dyshekullore hapet për mikpritje, dëmtohet pa u bërë 24 orë

Për mirëmbajtje e mbrojtje të këtyre shtëpive nevojitet një bashkëpunim i ndërsjellë në mes të qytetarëve e institucioneve përkatëse. Sipas Valtida Shukriut, ky bashkëpunim ka vend për përmirësime.

E Samir Hoxha tregon për punën që Qendra Rajonale Për Trashëgiminë Kulturore po bën për shtëpitë e mbrojtura në Prizren dhe komunat fqinje.

Hoxha flet edhe për procedurat që duhet kaluar, që një banor i këtyre shtëpive të mund të ndërhyjë në to.

Këtë vit janë ndihmuar pronarë e shfrytëzues të shtëpive të mbrojtura, duke u bërë një analizë më e thelle se si të shkojë kjo procedurë, kush ka përparësi në bazë të gjendjes së objekteve dhe asaj financiare të banorëve dhe institucioneve.

Edhe Nisma e harruar e përfshirjes së Prizrenit në Listën e trashëgimisë botërore Kulturë Nisma e harruar e përfshirjes së Prizrenit në Listën e trashëgimisë botërore

Valon Xhabali nga organizata EC Ma Ndryshe flet për reagimet që kanë bërë për këtë çështje, duke bërë sërish kërkesë për ndarje të fondeve për t’i mbrojtur vlerat e trashëgimisë kulturore.

Shumë nga këto shtëpi tashmë janë kthyer në restorante e bujtina, derisa Prizreni mbetet ndër qytetet më të vizituara në Kosovë.