Fustanin me gurë të vogël po e bën gati për mbështjellje. Paketimin me emrin e saj do ta dërgojë krejtësisht në një kontinent tjetër. Për disenjatoren Nadira Kika, kjo nuk është hera e parë që një kreacion të saj po e dërgon në Las Vegas. E as nuk është hera e parë që krijimet e Kikës po “udhëtojnë” përtej oqeaneve.
Me nostalgji, Nadira na “kthen” 3 vjet pas, për të na treguar eksperiencën e parë me dërgesën e kreacionit personal, jashtë Kosovës.
Kreatorja që njihet për stilin e saj unik, thotë se krahas entuziazmit që ndien për porositë jashtë vendit, ato shpeshherë i sjellin edhe ankthe.
Megjithatë, thotë se klientet e saj çdo herë janë ndarë të kënaqura.
E kjo vërehet nga kutia e mesazheve të Kikës, që shumicën e kohës përmban tekste falënderuese nga ana e klientëve.
Rritja e porosive nga Katari, Dubai, Las Vegasi e shumë vende të tjera të botës ka ardhur si pasojë e postimit të koleksioneve në rrjetet sociale. Nadira thotë se shumica e klientëve bëjnë porosi në Instagram. Siç shprehet ajo, me një pjesë të madhe të tyre edhe është familjarizuar.
Edhe
“Me zemër për diasporën” sjell tradicionalen në shesh
Disenjatorja Kika rrëfen edhe çka do të përmbajnë koleksionet e saj të ardhshme.
Ndonëse është konstatuar që shumica e rrobave në Kosovë importohen nga vendet e Evropës, Kosova mban edhe shume disenjatore, si Nadira, që kurojnë personalitete të njohura në botë.